Futboll

Liga e Europës/ Xhaka trondit Frankfurtin, Man.Utd i papërmbajtshëm

Ndeshjet e fazës së 1/8-ve të Ligës së Europës nuk u pezulluan, me përjashtim të Inter-Getafe dhe Sevilja-Roma. Ndër skuadrat e para që zbritën në fushë ishte edhe Bazeli i Taulant Xhakës, që ka tronditur Eintraht Frankfurtin në Gjermani, duke fituar me rezultatin e pastër 0-3 dhe duke hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve. Mesfushori kuqezi ishte në fushë 90 minuta, pasi përvoja e tij i shërben Bazelit në të tilla ndeshje të rëndësishme. Kampo, Bua dhe Frei realizuan golat e Bazelit.

Ka fituar bindshëm në transfertën austriake të Laskut Mançester Junajtid, 0-5. Kalimi në turin tjetër është një formalitet tashmë për “Djajtë e kuq”. Skuadra e trajnerit Solskjaer nuk e vuti asnjëherë në dyshim fitoren. Bashakshehiri është skuadra e vetme vendëse që ka fituar në ndeshjet e para të këtij turi. Turqit mundën 1-0 Kopenhagenin.

Mançester Junajtid feston fitoren ndaj Lask. Gazeta Si, 12 mars 2020

Futbollisti tjetër kuqezi që luan në Ligën e Europës, sulmuesi i Gllasgou Rejnxhërs Florian Kamberi, u mund 1-3 në Skoci nga Bajer Leevrkusen. Kamberi u fut në fushë në minutën e 54-t, por nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij. Olimpiakosi barazoi 1-1 në Greqi me Volverhemptonin, edhe pse luajti për shumë minuta me 10 lojtarë. Volfsburgu u mund në shtëpi nga Shakhtar Donjtesk me rezultatin 1-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë