Futboll

Liga e Kombeve/ Italia përplaset me Spanjën në gjysmëfinale

Spanja është kundërshtari i Italisë në gjysmëfinalet e “Final Four” të Ligës së Kombeve 2020/21. Kjo ndeshje do të luhet më 6 tetor 2021 në “San Siro”. Shorti i hedhur sot në Nion dha këtë verdikt, ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Belgjikës dhe Francës, që do të përballen në “Allianz Stadium” në Torino. Finalja është parashikuar të luhet më 10 tetor në Milano.

Bilanci i Italisë në 35 ndeshje ndaj Spanjës është 10 fitore, 13 barazime dhe 12 humbje. Ndeshja e fundit mes këtyre skuadrave ishte për EURO 2016 dhe është fituar 2-0 nga italianët. Italia është e pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit, ndërsa Spanja ka një sulm të frikshëm. Ka shënuar gol në 46 nga 48 ndeshjet e fundit. Serxho Ramos ka thyer rekordin e Xhanluixhi Bufon sa i takon numrit të ndeshjeve në kombëtare (176).

Nga një ndeshje mes Italisë dhe Spanjës vitet e fundit. Gazeta Si, 3 dhjetor 2020

“Do të jetë një sfidë e bukur me Spanjën. Edhe ata janë si ne, kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe kanë konfirmuar disa ekspertë si Ramos. Janë të fortë. Në “Final Four” marrin pjesë ndoshta 4 skuadrat kombëtare më të mira të Europës. Në fund do të fitojmë ne”, – ka thënë trajneri i Italisë, Roberto Mançini në një konferencë shtypi online pas shortit në Nion.

Kalendari
6 tetor 2021, Itali-Spanjë (Milano)
7 totor 2021, Belgjikë-Francë (Torino)
10 tetor 2021, finalja (Milano)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë