Gjermania nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve. Gundogan e kaloi skuadrën e Lëv në avantazh pas 14 minutash, por zviceranët barazuan në pjesën e dytë me një të majtë të fuqishme të Vidmer. Ky është barazimi i dytë radhazi për gjermanët, të cilët mbajnë vendin e tretë në grupin 4 të Ligës A. Mund të shkonte edhe më keq, pasi Zvicra ishte afër golit të fitores në fund.
Sukses i lehtë për Spanjën e trajnerit Luis Henrike, që fitoi 4-0 dhe kryeson grupin. Ukraina e Shevçenkos nuk mundi të rezistonte në “Estadio Alfredo di Stéfano”, ku gjithçka nisi mirë për “furitë e kuqe”. Ansu Fati fiton një penallti dhe Serxhio Ramos e kthen në gol, edhe pse portieri Pjatov është në trajektoren e topit. Sërish kapiteni Ramos dyfishon shifrat me kokë, pas një krosi të Olmo. Me këtë dygolësh, Ramos ngjitet në kuotën e 23 golave me Spanjën dhe bëhet kështu mbrojtësi që shënon më shumë me fanellën e një kombëtareje, duke thyer rekordin e Daniel Pasarelës.

Ansu Fati mendon për golin e tretë me një të djathtë të bukur, ku topi përplaset në shtyllë dhe më pas përfundon në rrjetë. Me këtë gol, sulmuesi i Barcelonës bëhet lojtari më i ri që shënon në historinë e Spanjës. Në fund të ndeshjes, Ferran Torres kompleton “pokerin” e iberikëve me një të djathtë të fortë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje