Futboll

Liga e Konferencës, 8 skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e turit të tretë

Është hedhur sot shorti për turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës. Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm të turit tjetër, nëse arrijnë të kualifikohen, pra nëse kalojnë turin e dytë.

Partizani, që në turin e dytë përballet me Bazelin, do të luajë me fituesin e çiftit Ujpesht-Vaduz në turin tjetër. Për të kuqtë do të ishte më i lehtë kundërshtari i turit të tretë se ai aktual, pasi dihet që Bazeli ka një përvojë të gjatë dhe një skuadër me kualitet, ku luan edhe mesfushori I Kombëtares, Taulant Xhaka.

Shorti per Partizanin. Gazeta Si, 19 korrik 2021

Vllaznia, nëse arrin të kalojë edhe qipriotët e AEL Limasol, në turin e tretë ndeshet me fituesin e çiftit Qarabag-Ashdod. Më i vështirë shorti për Laçin, që nëse kalon Kraiovën e Rumanisë, do të përballët me gjigantët belgë të Anderlehtit. Teuta, nëse kualifiohet ndaj Inter Klub D’Eskalades, luan me irlandezët e Shamrock Rovers.

Në Ligën e Konferencës vazhdojnë aventurën edhe 4 skuadra të tjera shqiotare, 2 nga Kosova dhe 2 nga Maqedonia e Veriut. Drita e Kosovës, që në turin e dytë ndeshet me holandezët e Fejenordit, luan ndaj Luzernës në turin e tretë. Prishtina, po eliminoi Konah’s Nomads, luan me fitusisn e çiftit Valur-Bodo.

Shkupi, nëse kalon Santa Klarën, përplaset me sllovenët e Olimpija Ljubjanës ose maltezët e Birkirkaras, por me shumë mundësi më të parët. Shkëndija e Tetovës, po mundi Rigën, ndeshet me fituesin e Hibernian-Folgore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë