Katër skuadrat e Superiores zbresin sot në fushë për aktin e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Partizani, Vllaznia dhe Laçi kanë kaluar me meritë kundërshtarët e turit të parë, ndërsa Teuta kampione vjen pas eliminimit në Liga e Kampionëve.
Kualifikimi për durrsakët në fakt mund të konsiderohet formalitet, pasi kundërshtari i tyre në Ligën e Konferencës është shumë modest, Inter Eskaldes i Andorrës. Një kualifikim që duhet siguruar që sot. Nga sulmuesit e Teutës, të cilët nuk dhanë asgjë ndaj Sherif Tiraspolit në Ligën e Kampionëve, sot priten gola në stadiumin “Niko Dovana”. Diferencat me kundërshtarin janë të mëdha.

Partizani pati shortin më të vështirë të turit të dytë në Ligën e Konferencës për skuadrat shqiptare. Sot të kuqtë luajnë në fushën e Bazelit të Taulant Xhakës, që ka një përvojë shumë më të madhe europiane dhe sigurisht një skuadër me më shumë kualitet. Trajneri Ilir Daja nuk ka të gatshëm vetëm Mustën dhe ka parashikuar të bëjë ndonjë ndryshim në formacion për t’iu përgjigjur kundërshtarit.
Vllaznia, pas atij kualifikimi dramatik ndaj Shiroki Brijeg, e pret plot besim ndeshjen e sotme në stranfertë me Ael Limasolin në Qipro. Trajneri Bërdariç dhe të tijtë janë dukur mjaft entuziastë para kësaj sfide, ku vendësit mund të jenë favoritë, por shkodranët kanë një motivim të jashtëzakonshëm për një rezultat pozitiv.

Laçi i Shpëtim Duros pret në ”Elbasan Arena” rumunët e Krajovës. Një ndeshje e vështirë kjo për kurbinasit, por jo e pamundur për t’u kaluar. Po sot luajnë edhe Shkëndija e Tetovës, që ndeshet me Rigën në transfertë, Shkupi pret Santa Klarën dhe Drita pëerballet me holandezët e njohur të Fejnordit. Prsihtina dy ditë më parë fitoi 4-1 ndaj uellsianëve të Konahs.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje