Futboll

Liga e Konferencës/ Shans i artë për Teutën, shorti e ndihmon të shkojë në grupe

Është hedhur sot shorti për fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Konferencës, ku marrin pjesë edhe Teuta e Laçi. Në turin e tretë të këtij kompeticioni, Teuta ndeshet me irlandezët e Shamrok Rovers, kurse Laçi me ekipin e njohur belg të Anderlehtit. Durrsakët janë favorizuar shumë nga shorti dhe kanë një shans shumë të mirë të shkojnë në fazën në grupe.

Nëse Teuta kualifikohet ndaj Shamrokut dhe shanset i ka të mëdha, në turin tjetër, atë të “Play-Off”-it, përballet me humbësin e çiftit Omonia-Flora Talin, që vjen nga turi i tretë i Ligës së Europës. Me shumë mundësi, kampionët në fuqi të Superiores do të ndeshen me estonezët e Flora Talin, një kundërshtar relativisht i lehtë.

Nga hedhja e shortit. Gazeta Si, 2 gusht 2021

Laçi edhe këtë herë ka qenë pa fat në short, edhe pse kurbinasit kanë shanse minimale të kalojnë Anderlehtin. Nëse ndodh mrekullia dhe kualifikohen, atëherë do të ndeshen me holandezët e Viteshes. Në Ligën e Konferencës merr pjesë ende edhe Prishtina, që nëse kalon me sukses norvegjezët e Bodo Glimt, do të përballet me ekipin humbës të çiftit Mura-Zalgiris.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë