Futboll

Liga nuk tërhiqet nga bojkoti, zgjidhet grupi negociator me qeverinë

Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e jashtëzakonshme të paralajmëruar dje në lidhje me situatën që po kalon aktualisht futbollit. Klubet që përbëjnë Ligën kanë vendosur në unanimitet për bojkotin e aktiviteteve, nëse qeveria nuk përmbush disa kërkesa të tyre. Edhe pas mbledhjes së sotme i forcua bindja për bojkotin, ndërkohë që u zgjodhën tre presidentë për të negociuar me qeverinë për zgjidhjen e ngërçit. Ata janë Refik Halili i Tiranës, Gezmend demi i Tiranës dhe Koço Kokëdhima i Apolonisë.

Ky i fundit foli pa mbledhjes, duke e e bërë të qartë se futbollit nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij karshi qeverisë. Kokëdhima i është përgjigjur edhe Kryeministrit Edi Rama, i cili futboll në të zi dhe futbollistë skllevër. Sipas presidentit të Apolonisë, të shfrytëzuarit janë klubet dhe drejtuesit e tyre.

Koço Kokëdhima, president i Apolonisë. Gazeta Si, 12 shtator 2020

“Presidentët e klubeve të Superiores vendosën në unanimitet të plotë që nuk do të rikthehen në fushat e blerta, nuk do ta nisin më kampionatin deri në përmbushjen e kërkesave që i kemi parashtruar qeverisë. Nuk presim premtime, presim thjesht përmbushjen e kërkesave tona, që janë minimaliste, janë plotësuar në çdo vend të rajonit dhe botës. Nuk kërkojmë asgjë që nuk e ka tërë dynjaja. Kërkojmë ato që i kanë të gjithë. Kjo vuajtje një ditë do të marrë fund. Lufta e drejtë jep gjithmonë rezultate. Është tejkaluar çdo limit në Shqipëri, nuk mund të vazhdojë më kjo situatë.

Palët duhet të marrin përgjegjësitë, qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta, shteti të vetat, shoqëria të vetat, klubet të vetat, FSHF-ja të vetat. Nuk mund të jetë bota e futbollit ashtu siç është rinia e vendit tonë, të braktisura nga qeveria dhe qeveritë e këtij vendi. ju përgjigjëm pozitivisht kërkesës për bisedime që ka lançuar qeveria gjatë kësaj jave. Zgjodhëm delegacionin për të biseduar me qeverinë dhe përbëhet nga Refik Halili, Gaz Demi dhe unë. Mirëpresim angazhimin e Fidel Yllit dhe kemi respekt për përpjekjet e tij për ta përmirësuar legjislacionin sportiv të Shqipërisë. Duke besuar se ai është në krahun e futbollit, kemi ngarkuar sekretarin e Ligës, Dritan Kadia, të bisedoje me z.Ylli. Delegacioni zyrtar pret të bisedoje me qeverinë dhe kryeministrin, që kanë aftësitë për të përmbushur kërkesat tona, por kanë edhe detyrimin t’i përmbahen premtimeve të 18-19 muajve të shkuara.

Kemi vetëm katër kërkesa dhe presim që ato të plotësohen. Është e pamundur që kjo garë të vazhdojë, nëse këto kërkesa nuk plotësohen. Deri më 19 agjenda jonë është e përcaktuar, besoj që radha tjetër kur do të mblidhet tryeza jonë për të përshkallëzuar qëndrimet tona, është pas datës 21. Komentet për skllavërimin që i bëjmë ne futbollit? Nuk jemi skllavopronarë, nuk kemi skllavëruar askënd, nuk kemi shfrytëzuar askënd. Ne jemi të shfrytëzuarit, jemi të vetmit kontribuues dhe ato buxhetet e varfra të provincave që mbajnë futbollin gjallë prej 30 vitesh. Vetëm qeveritë e këtij vendi kanë skllavëruar popullin tonë”, – tha mes të tjerash Kokëdhima.

Kërkesat e Ligës ndaj qeverisë

  1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
    a. Të ulet TVSH në masën 6%.
    b. Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
    c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
    d. Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë