Futboll

Liga Profesioniste, jep dorëheqjen presidenti Edvin Libohova

Edvin Libohova ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ligës Profesioniste të Futbollit.

“Për shkak të ritmit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me Ligën Profesioniste dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht, u kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen. Rendësi ka që qeveria i njohu dhe i pranoi problemet e futbollit dhe herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.

Nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet te kompanitë e sigurimit, një shpenzim ekstra që duhet të mësohemi, pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti, ndërsa sot janë një kosto ekstra”, – tha Libohova për “Top Channel”.

Edvin Libohova ishte përfaqësuesi kryesor i Ligës Profesioniste në negociatat me përfaqësuesit e qeverisë në kohën kur u bojkotua kampionati. Pas një zvarritje të gjatë, palët arritën një marrëveshje, por konkretisht duket se ende nuk është bërë gjë nga ana e qeverisë për pikat e kërkuara nga Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë