Komisioni i Ligjeve miratoi të martën nen për nen draftin e 5 Qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë kështu miratimit në Kuvend të marrëveshjes mes PS-së dhe PD-LSI, edhe pse datë nuk është caktuar ende.
Por, paralelisht me këtë zhvillim, Partia Socialiste po ecën edhe me draftin tjetër të propozuar zyrtarisht nga opozita parlamentare, por që i shkon për shtat llogaritjeve elektorale të PS-së; listat e hapura që çojnë automatikisht në heqjen e koalicioneve parazgjedhore, aty ku i djeg më shumë PD-së.
Kryeministri Rama nuk foli sot për koalicionet, por për listat ajo që ngjit më shumë tek qytetarët. Rama postoi një video për të treguar se ai nuk heq dore nga listat e hapura.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?”, shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar edhe me një video, ku thuhet pak e shumë e njëjta gjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje