Bota

Ligji i ri në Portugali ndalon pundhënësit të kontaktojnë punonjësit pas orarit të punës

Punonjësit në Portugali, mund të kenë një balancë më të shëndetshme pune pas miratimit të ligjit të ri në parlament.

Ligji i ri, i shërben punës nga distanca, një treg që u rrit vrullshëm në Portugali gjatë pandemisë dhe vazhdon në të njëjtat nivele.

Tashmë, punëdhënësit mund të përballen me dënime nëse  kontaktojnë punonjësit e tyre pas orarit zyrtar të punës. Gjithashtu, kompanitë do të paguajnë faturën e energjisë dhe të internetit të punonjësve.

Punëdhënësit janë të ndaluar që të monitorojnë punonjësit që punojnë nga shtëpia.

Kushti është që ligji nuk do të vlejë për bizneset me më pak se 10 persona të punësuar.

Portugalia është vendi i parë në Europë që përshtati  dhe legjitimoi punën nga distanca.

Rregullat e reja janë gjithashtu një lajm i mirë për prindërit me fëmijë të vegjël. Ata tani kanë të drejtë të punojnë nga shtëpia pa pasur nevojë ta rregullojnë atë paraprakisht me punëdhënësit e tyre, derisa fëmija i tyre të mbushë tetë vjeç.

Burimi:EuroNews/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë