Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”. Mësohet se gjykata u ka caktuar atyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Shëngjin, ndërsa ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
Ndërkohë,janë lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. 10 persona kanë fituar lirinë me vendimin e sotëm të Apelit, duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë që i kishte lënë në burg.
Vendimi i Apelit të Krimeve ka qenë arrest shtëpie për dy ish-deputetët socialistë dhe katër të tjerë si peshëngritësi Elis Guri, Paulin Simoni, Ardit Gjyriqi dhe Paulin Simoni.
Ndërsa, detyrim paraqitje u dha për Lule Zeneli, Zef Paloka, Vasil Nika dhe Gent Zeneli.
Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë arrest me burg sa i takon Gjevi Ndokës, vëllait të Arben Ndokës, si bashkëpunëtor i Avdylajve në trafikun e drogës, të cilët gjithashtu u lanë në qeli, me në krye Astrit Avdylin,si kokën e këtij grupi.
Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtrirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje