Gazeta Si – Lufta në Ukrainë është në ditën e 39-të që prej pushtimit të rusëve në 24 shkurt. Sipas njoftimit të ukrainasve, i gjithë rajoni i Kievit nuk është më në duart e rusëve. Tërheqja e rusëve bën të mundur të zbulohet se sa çfarë mbetur në disa qytete mes viktimave dhe rrënojave nga bombardimet.
Në veçanti, skenat horror vijnë nga Bucha: varreza masive u zbuluan dhe disa dëshmitarë, të cituar nga “The Guardian”, thonë se rusët përdorën fëmijët si mburoja njerëzore për të kryer tërheqjen. Dëshimtarë thonë se kanë parë trupa të pajetë në rrugë me duar të lidhura.
Dëshmitarët akuzojnë ushtarët rusë për përdorimin e fëmijëve ukrainas si “mburoja njerëzore” në automjetet e tyre për të mbrojtur lëvizjet e tyre gjatë tërheqjes së tyre nga kryeqyteti ukrainas dhe pjesë të tjera të vendit.



Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës po mbledh dëshmitë në një dosje: flitet për karroca të vendosura përpara tankeve në fshatin Novyi Bykiv, afër Chernihiv, 100 milje në veri të Kievit.
Gjithashtu u raportua se fëmijët u morën si pengje në një numër pikash të nxehta konflikti në të gjithë vendin për të siguruar që vendasit të mos jepnin koordinatat e lëvizjeve të armikut për forcat ukrainase.
“Raste të fëmijëve që përdoren si mburojë janë raportuar në rajonet e Sumy, Kiev, Chernihiv dhe Zaporizhzhia”, – tha Lyudmila Denisova, aktiviste ukrainase për të drejtat e njeriut.
Kryetari i bashkisë së Buçës, Anatoly Fedoruk, raporton: “Ka pothuajse 300 njerëz të varrosur në varre masive”.
Odesa bombardohet në agim nga rusët
Ndërkohgë, qyteti i Odesës, porti më i madh ukrainas, shtëpia e Marinës së Ukrainës, u godit në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Komandanti Vladislav Nasarov, përfaqësues i forcave ushtarake të Ukrainës Jugore, tha se nuk ka të lënduar deri më tani dhe konfirmoi sulme në infrastrukturën strategjike të Odesës.
Zelenskij: Rusia synon lindjen dhe jugun e Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës ka bërë me dije se qëllimi i forcave ruse është të kapin Donbasin dhe jugun e vendit.
Ndër të tjera ai ka theksuarse forcat ukrainase po e zhvendosnin vëmendjen e tyre drejt lindjes: “Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje.”
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele janë raportuar shpërthime në qytetin port strategjik jugor të Odesës në bregun e Detit të Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje