Partia Socialiste thotë se nuk ka ngut për ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, por Damian Gjiknuri deklaroi në një lidhje “Live” në emisionin “Opinion” se mazhoranca i ka votat për të kaluar Kodin me një pjesë të opozitës në Kuvend.
Të premten mblidhet komisioni i Ligjeve, dhe Gjiknuri paralajmëroi se mund të gjendet konsensus me një pjesë të opozitës parlamentare per listat e hapura.
E hëna e javës që vjen është afati i fundit për t’i kaluar për miratim në Kuvend. Deri tani PS e opozita jashtëparlamentare (PD-LSI) nuk gjejnë pikë takimi me njëra tjetrën për një cështje thelbësore; koalicionet. Një pikë kjo që nuk është në fokusin e opozitës tjetër asaj të Kuvendit. Ndaj dhe konsensusi me këtë të fundit duket më i lehtë
“Besoj që votat për të kaluar propozimet zgjedhore janë, por ne do të ushtrojmë çdo lloj mundësie për të gjetur kompromis, qoftë me ata brenda edhe me ata jashtë. Ju thamë: gjeni një formulë të kompozimit të koalicionit në një ligj europian dhe hajde diskutojmë edhe për hapjen e listave dhe për koalicionet…”, tha Gjiknuri, duke përmendur disa herë ndër radhe se kompromisi është dhe se po negociohet me opozitën parlamentare.
Pas tij reagoi Rudina Hajdari e cila u shfaq e vendosur në vet të parë se nuk do të pranojë diskutime nëse PS nuk reflekton për propozimin për listat, por nuk garantoi nëse qëndrimi i saj do të mbështetej edhe nga deputetë të tjerë të opozitës në Kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje