Rreth dy orë ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së PS-së, duke konfirmuar rikandidimin e kryebashkiakëve në bashkitë e mëdha përveç, Vlorës. Në qytetin bregdetar jugor Asambleja e PS-së votoi diplomatin Emral Dredha.
Të gjithë të deleguarit politik të 12 qarqeve kanë paraqitur emrat e kryebashkiakëve. Mësohet se debate më të mëdha ka pasur për emrin e kandidatit për bashkinë e Divjakës. Kryesia ka qenë kundër rikandidimit të Fredi Kokoneshit. Erion Braçe ka kundër heqjes së Kokoneshit, duke kërkuar që të rikandidojë. Por kryesia ka vendosur që në vend të tij të kandidojë Josip Gorea, një emigrant që është kthyer duke investuar në bujqësi. Vetë Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, pretendoi se ky emër u zgjodh edhe me konsensusin e Braçes, por një gjë e tillë nuk rezulton e vërtetë. Në total janë 13 kandidatë të rinj nga lista e PS-së, e këto në bashkitë jo me peshë. Festime Mjeshtri do të kandidojë në Bashkinë Bulqizë, pasi Lefter Alla është arrestuar për korrupsion. Në Vaun e Dejës ikën Ndue Babani, duke kandiduar Kristjan Shkrelin. Qarku Vlorë është më i prekuri, që ka pësuar ndryshim. Jorgo Goro është i rikonfirmuar i vetmi për këtë qark. Fajton Duraj është emri i ri në Patos dhe Leonard Hide- Libohovë, Nertil Bella- Selenicë, Olti Çaçi në Sarandë, Erges Dule në Konispol, Romeo Çakuli në Finiq, Besmir Veliu në Delvinë. Ndërsa Besian Ajazi në Gramsh dhe Mariglen Dishaj në Librazhd janë emrat e rinj të ekipit të socialistëve.
Në Krujë është rinkonfirmuar Artur Bushi. Ardian Çela i deleguari politik, tha pas mbledhjes së Kryesisë që ky ishte rikonfirmim i të gjithë kandidatëve që u përballën me tërmetin e tre viteve më parë.
Qarku Tiranë
Erion Veliaj- Tiranë
Rakip Suli- Kamëz
Redjan Krali- Kavajë
Blerim Shera-Vorë
Edison Memolla- Rrogozhinë
Qarku Durres
Emiriona Sako Durres
Elton Arbana-Shijak
Artur Bushi-Kruje
Qarku Kukes
Safet Gjici-Kukes
Rexh Biberaj-Tropoje
Halit Mulaj- Has
Qarku Shkoder
Benet Beci- Shkodër
Tonin Marina- Malesi e Madhe
Gjon Gjonaj- Puke
Fran Tucaj- Fushe Arrez
Kristjan Shkreli- Vau Dejes
Qarku Elbasan
Gledjan Llatja- Elbasan
Andi Sala- Cërrik
Arif Tafani- Belsh
Besjan Ajazi- Gramsh
Bukurosh Maçi- Peqin
Mariglen Disha- Librazhd
Nuri Belba- Prrenjas
Qarku Dibër
Festime Mjeshtri- Bashkia Bulqizë
Rrahim Spahiu- Bashkia Dibër
Valbona Kola- Bashkia Klos
Agron Malaj- Bashkia Mat
Qarku Lezhë
Majlinda Cara- Kurbin
Pjerin Ndreu- Lezhë
Nrec Deda- Mirditë
Qarku Berat
Adriatik Mema- Skrapar
Ervin Demo- Berat
Adriatik Zotkaj- Poliçan
Kreshnik Hajdaraj-Ura Vajgurore
Juliana Memaj- Dimal
Qarku Gjirokaster
Dhimiter Toli- Dropull
Leonard Hide- Delvinë
Flamur Golemi- Gjirokastër
Alma Hoxha- Përmet
Klement Ndoni- Kelcyre rikonfirmohet
Tërmet Peçi- Tepelenë
Gjolekë Guci- Memaliaj
Qarku Korçë
Sotiraq Filo- Korçë
Ilir Xhakolli- Pogradec
Eduard Duro- Devoll
Gëzim Topçiu-Maliq
Pali Kolevski -PS plus Aleanca Maqedonasve- Pustec
Erion Isai- Kolonje
Qarku Fier
Armando Subashi-Fier
Eriselda Sefa- Lushnje
Qerim Ismaili-Mallakastër
Majlinda Bufi- Roskovec
Fatjon Duraj- Patos
Josip Gorea-Divjake
Qarku Vlore
Ermal Dredha-Vlore
Jorgo Goro-Himare
Nertil Bella- Selenicë
Olti Çaçi- Sarande
Erges Dule Konispol
Romeo Çakuli- Finiq
Besmir Veliu-Delvinë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje