Gazeta Si – Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj importit rus të energjisë.
“Burimet e energjisë që ne importojmë, paguajnë për operacionet ushtarake ruse”, tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Vilnius. “Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës”, tha ai.
Ndërkohë, tensioni i ministrit të Jashtëm të Moldavisë dhe ministrit të Integrimit Evropian, Nicu Popesku është i lartë ditët e fundit.
Pushtimi rus i Ukrainës ka përfshirë vendin – më të varfrin në Evropë – dhe pasojat janë tashmë shkatërruese: “Që nga 24 shkurti, më shumë se 230,000 refugjatë kanë kaluar kufirin, 120,000 do të mbeten këtu: ne jemi një popull prej 2.5 milion”, – thotë Popesku.
Por frika më e madhe është një tjetër, se pushtimi i Ukrainës nuk është gjë tjetër veçse një makth që parashikon të ardhmen e Moldavisë, edhe pas fjalëve kërcënuese të presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko.
Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me presidenten pro-evropiane Maia Sandu dhe Popeskun në kryeqytetin Kishinau dhe siguroi mbështetjen e SHBA.
Por ngjashmëritë me Ukrainën janë shumë për të qenë të sigurt. Përveç varësisë nga gazi rus dhe një borxhi të madh publik, ekziston një rajon separatist, Transnistria, që është ekuivalenti i Donbasit, me një shumicë pro-ruse dhe ku ndodhet një nga depot më të mëdha të armëve në tërësi në Evropën Lindore.
Ministri përpiqet të qëndrojë i qetë. Edhe kur një gazetar ukrainas thuajse i bërtet: “Më thuaj pse nuk i jeni bashkuar sanksioneve kundër Rusisë”. Popesku mat tonin: “Ne jemi pranë popullit ukrainas, dënojmë Putinin dhe këtë luftë të padrejtë. Por ne jemi shumë të dobët për të ngritur zërin, rrezikojmë një pikë thyerjeje, nuk mund të shkojmë më tej dhe këtë e kanë kuptuar partnerët tanë evropianë”. Pika e thyerjes për të cilën ai flet është lufta në shtëpi.
“Askush nuk i priste bombat në Kiev, por ndodhi. Jemi vendi më i brishtë në zonë dhe nuk mund ta mohoj që po përgatitemi për më të keqen. Kriza është tashmë aty”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje