Lituania nuk do të importojë më gaz nga Rusia për nevojat e konsumit, duke u bërë vendi i parë në Europë ka “shpallur pavarësinë e plotë” nga gazi rus, sipas ministrit të Energjitikës atje.
Të gjitha nevojat që ka vendi për gaz do të përmbushen nga furnizimi me LNG nga terminali në portin e Klaipedas.
“Po shkëpusim lidhjet me agresorët”, -ka shkruar presidenti lituanez, Gitanas Nauseda. “Nëse në e bëmë, mund ta bëjë dhe pjesa tjetër e Europës”.
Terminali Klaipeda LNG, i quajtur Independence, u përurua në vitin 2014 për t’i dhënë fund një monopoli rus të furnizimit me gaz, të cilin presidentja e atëhershme Dalia Grybauskaite e quajti një “kërcënim ekzistencial” për vendin.
Megjithatë, Lituania nuk po i jep fund tranzitit të gazit rus në enklavën e Kaliningradit.
Faqja e internetit e rrjetit të gazit të Lituanisë tregoi të shtunën në mbrëmje afërsisht të njëjtën sasi gazi që hynte nga Bjellorusia me atë që eksportohej në Kaliningrad.
Ministria vuri në dukje gjithashtu se largimi nga furnizimet ruse nënkuptonte se vendi ishte i izoluar nga një kërkesë e fundit nga Rusia për të paguar gazin në rubla.
Presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon nga blerësit e huaj të paguajnë për gazin në monedhën ruse nga e premtja, ose do të përballen me ndërprerjen e furnizimit.
Një lëvizje, kjo që kryeqytetet europiane e kanë refuzuar dhe që Gjermania tha se përbënte shantazh./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje