Lulzim Basha u rikthye në shesh për të mbështetur protestën e aktorëve dhe shoqërisë civile kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të dalin në mbështetje të kauzës.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, veçanërisht rinisë që të derdhet në rrugë sonte! Sonte është momenti për të thënë që Tirana nuk bie”, tha Basha.
Pyetjes nëse me thirrjet e tij për protesta rrezikonte qytetarët nga Covid-19, Basha iu përgjigj duke deklaruar se “asgjë nuk është koronavirusi me Ramavirusin”.
“Ta shpëtojmë qytetin, zemrën e Shqipërisë nga Ramavirusi”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje