Pas Partisë Demokratike, që është në një fazë të avancuar të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet, edhe Partia Socialiste do t’i drejtohet bazës për të marrë mendim për emrat mbi bazën e të cilëve do të kërkojë një mandat të tretë pranverën e 2021-shit
Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar në Elbasan, ku kërkoi që të gjendet metodika dhe rruga se si do të shprehet baza për këto kandidatura dhe tha se procesi duhet të fillojë brenda muajit shtator dhe të përmbyllet në janar të vitit të ardhshëm.
Rama paralajmëroi se askush nuk duhet ta marrë vendin si kandidat për të mirëqënë.
“Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kandidat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka, por gjithçka duhet për t’u futur në atë formacion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por”, deklaroi ai.
Procesit vlerësues të bazës do t’i nënshtrohen të gjithë, përfshirë këtu edhe deputetë aktualë, apo edhe figura që konsiderohen “historike” brenda socialistëve.
Në këtë mbledhje të grupit parlamentar u përcaktuan edhe emrat drejtues të qarqeve, ku vetë Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër Durrësin.
Drejtuesit politikë në qarqe të PS-së
Kukës-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë-Lindita Nikolla
Tiranë, Erjon Veliaj, drejtues politik në Bashkinë e Tiranës, Elisa Spiropali drejtuese politike e Qarkut Tiranë dhe Ervin Bushati zgjidhet Kryetar i degës së PS-së së Tiranës.
Durrës – Edi Rama.
Dibër-Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier-Gramoz Ruçi
Vlorë-Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje