Me gola të Salah dhe Çambërlein skuadra e Jurgen Klop ka mundur 0-2 Uest Hemin, një ndeshje e prapambetur nga java e 18-të e kampionatit. Me këtë fitore Liverpuli vendos një rekord në historinë e tij: 23 fitore në 24 ndeshje dhe të 19 kundërshtarët e Premier League të mundur. Tashmë diferenca me Mançester Sitin ka shkuar në 19 pikë dhe titulli duket i sigurt. Kurrë më parë në karrierën e tij trajneri Pep Guardiola nuk ka qenë kaq larg vendit të parë.
Uest Hemi rezistoi vetëm gjysmë ore ndaj një Liverpuli dominues, që gjeti rrugën e rrjetës me penallti. Origi u pengua në zonë nga Diop dhe Salah zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë dyfishoi shifrat Çambërlein, ndërsa Uest Hemi, edhe pse pati disa raste, nuk mundi të shënonte asnjë gol. Një ecuri e jashtëzakonshme për Liverpulin këtë sezon, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, por vëmendja kryesore këtë radhë është te titulli në Premier, që mungon prej shumë vitesh.

Mançester Sitit të Guardiolës i mbetet të ngushëllohet me Kupën e Ligës, pasi ka kaluar në finale të saj, duke eliminuar Mançester Junajtid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje