Kryeministrja e Britanisë, Liz Truss po përballet me thirrjet për të hequr dorë nga Partia Konservatore, 6 javë pasi mori postin e kreut të qeverisë.
Truss dhe ish-ministri i saj i Financave, Kwasi Kwarteng njoftuan një paketë fiskale të quajtur “minibuxheti” më 23 shtator. Masat që ata njoftuan luhatën tregjet dhe tensionuan investitorët, fondet dhe vetë FMN-në.
Tani të gjitha masat po tërhiqen mbrapsht nga ministri i ri Financave, Jeremy Hunt, i katërti në këtë pozicion që nga korriku i këtij viti.
Truss hoqi paraardhësin e Hunt dhe ligjvënësit po bëjnë thirrje që edhe ajo të bëjë të njëjtën lëvizje.
Kolegët e Truss në parti po deklarojnë haptazi dëshirën që ajo të largohet nga pozicioni.
Kreu i laburistëve, Keir Starmer, tha se konservatorët nuk kanë më mandat për qytetarët e Britanisë.
Ish-ministri i Financave, George Osborne, tha se ka gjasa që “Truss të bie para Krishtlindjeve”.
Politikat e saj dhe tërheqja, kanë bërë rikoshe në botën e financave duke lënë bankat të paqarta për të ardhmen./cncb
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje