Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkoi sot nga Durrës ku zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe, thellimin e ndëshkimeve për të gjithë ata që shkelin masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshaj tha se policia ka marrë masa për të goditur çdo rast që rrezikon jetën e qytetarëve sa i takon Covid-19.
Lleshaj tha se ndëshkim do të ketë edhe për operatorët turistikë që shqetësojnë qytetarët me muzikë në lokalet e natës, pas orës 23:00 gjatë javës dhe pas orës 00:00 në fundjavë. Ndër të tjera, ai kërkoi nga operatorët të garantojnë për pushuesit sigurinë.
“Kërkohet thellim i masave për sigurinë, operatorët që shërbejnë në ujë e rërë marrin para nga qytetarët jo për ujin e rërën, por shërbimin e parë, siguria, jo shezlongu. Duhet të ketë rojet e plazhit mjetet e shpëtimit, asetet për të siguruar ndihmë ndaj qytetarëve e parandaluar cenimin e jetës së qytetarëve”.
Një mesazh të fortë kishte ministri edhe për përdoruesit e motorëve të ujit.
“Ndonëse këtu nuk shoh kemi pasur në vijimësi sinjale për raste ku persona të caktuar rrezikojnë jetët, motorët e ujit shërbejnë për ndotje e jo kënaqësi. Ka filluar zbatimi i planit të masave që do trajtohen me rreptësi. Ta dinë se këtë vit ka shanse të mëdha që ata të penalizohen e motorët të sekuestrohen.
Le të notojnë, të bëjnë sport, por mos të rrezikojnë qytetarët e të mos bëjnë ndotje të ujit e ajrit me përdorimin abuziv të këtyre mjeteve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje