Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të qëndrojë në detyrë deri sa Rama të firmosë për emrin e ri që do ta zëvendësojë pas dorëheqjes së parevokueshme.
Në një intervistë për “Opinion”, Lleshaj nuk tha nëse do t’i përkushtohej politikës në të ardhmen. E vetmi përkushtim tani për tani mbetet familja e tij, siç u shpreh vetë ai.
I pyetur në “Opinion”, nëse ky moment finalizoi një raport kontradiktor mes tij dhe Kryeministrit Rama, Lleshaj u shpreh se nuk ka pasur kurrë raporte të ngrohta me Kryeministrin.
“Nuk kam pasur marrëdhënie të ngrohta me Kryeministrin dhe nuk mbaj marrëdhënie të ngrohta me shumë njerëz. Kam pasur një marrëdhënie profesionale, korrekte. Është marrëdhënie intelektuale, profesionale, njerëzore dhe është një model shumë i mirë i raportit mes Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të një vendi. Një marrëdhënie krejt profesionale, e pacenuar nga asnjë lloj raporti tjetër”, tha ai.
Lleshaj tha se dorëheqja e tij nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ishte një akt politik dhe moral.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje