Lajme

Lleshaj: Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përshëndetur ndryshimet e miratuara në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat i hapin rrugë modernizimit të saj.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Lleshaj shkruan se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici”, shkruan ministri i Brendshëm në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë