Rend dhe Ligj

Lleshaj: Policia të “kosisë” kriminelët dhe zyrtarët e lartë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar këtë të premte një takim me autoritetet vendore në Velipojë.

Në fokus të takimit ka qenë sezoni turistik, i cili ka nisur i diktuar nga rregullat për shkak të pandemisë së Covid-19. Një temë tjetër që është trajtuar ka qenë lufta ndaj kanabisit.

Lleshaj ka porositur autoritetet se duhet të bëjnë hapa para për të vijuar punën, në të kundërt të hapin krahun.

Ministri është ndalur edhe te goditja në dy fronte, e atyre që merren me kultivim dhe trafik si dhe zyrtarëve përgjegjës në disa institucione e instanca shtetërore.

“Lufta kundër kanabisit mbetet përgjegjësi e madhe për ata që kanë përgjegjësi, zyrtarë të pushtetit vendor apo qendror, apo subjekte privatë. Deviza ime si ministër mbetet lufta pa kompromis kundër kanabisit e kjo luftë do vazhdojë në dy fronte, për të luftuar kriminelët që merren realisht me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që ka përgjegjësinë për administrimin e vënien në kontroll të territorit. Kjo pak Shqipëri që kemi, ka shumë përgjegjës, IKMT, autoritetet vendore, subjektet private, të gjithë këta duhet ta kryejnë këtë përgjegjësi. Policia të ‘kosisi’ kriminelë dhe zyrtarë që nuk bëjnë detyrën. Nëse do e përdorja atë metaforën, nëse unë do dal me një kosë nëpër Shqipëri do synojë të presë zyrtarë që nuk bëjnë detyrën e tyre, nga zyrtarë policie, të inspektorateve përkatëse të territorit, të pyjeve mjedisit etj., aq shumë janë”, është shprehur ministri Lleshaj.

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/1604768676358681/UzpfSTE1MDI0MjA2MDMzNzc2Mzk6Mjc2ODM0MTA5Njc4NTU3Nw/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë