Ministria e Mbrojtjes në Rusi njoftoi se flota e saj ka përdorur bomba dhe të shtëna kundrejt një anije destroyer të Marinës Britanike, që kishte hyrë në Detin e Zi.
Një aeroplan SU-24 hodhi 4 bomba drejt anijes britanike, e cila sipas Rusisë kishte hyrë në ujërat e territorit të Krimesë dhe kishte anashkaluar urdhrat zanorë për t’u larguar.
Ministria tha se anija britanike ishte 3 kilometra brenda ujërave rus. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e vet nuk e njohin Krimenë si territor të Rusisë, pasi Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Ndërkohë, Londra mohoi, siç raportohet nga Moska, që një anije patrulluese ruse dhe një avion Su-24, lëshoi të shtëna paralajmëruese ndaj anijes britanike, e cila, sipas versionit të Moskës, shkeli ujërat territoriale ruse në Detin e Zi, në zonën e Kepit Fiolent.
“Asnjë goditje paralajmëruese nuk u lëshua ndaj anijes luftarake HMS”, – shkroi Ministria Britanike e Mbrojtjes në Tëitter, – Anija e Marinës Mbretërore po bënte një kalim paqësor nëpër ujërat territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Deklarata përmend gjithashtu “manovrat ushtarake” që po zhvillohen në të njëjtën zonë të Detit të Zi nga forcat ruse, siç “iu komunikua komunitetit detar” nga Moska, duke sugjeruar që të shtënat mund të kishin të bënin me të shtëna stërvitore në atë zonë.
“Asnjë goditje, – përsërit zëdhënësi, – nuk pati në drejtim të “Royal Navy”-t dhe ne nuk pohojmë që bomba janë hedhur përgjatë rrugës së saj”.
Farewell to HMS DEFENDER 🇬🇧
— UK in Ukraine 🇬🇧🇺🇦 (@UKinUkraine) June 22, 2021
Thank you for a fantastic time in Odesa 🇺🇦
Fair winds and following seas. ⚓🌊#StrongerTogether pic.twitter.com/xVSGKdNL4X
Burimi: Bloomberg / Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje