Gazeta Si – Shqipëria është gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022. Ativiteti zhvillohet në Algjeri dhe Shqipëria do të përfaqësohet me 29 sportistë të disiplinave të ndryshme.
Është zhvilluar sot edhe ceremonia e dorëzimit të flamurit Kombëtar. Ministrja Evis Kushi ua ka dorëzuar atë tenistes Gresi Bajri dhe boksierit Alban Beqiri.

Delegacioni shqiptar që do të shkojë në Lojërat Mesdhetare përbëhet nga 60 persona, duke përfshirë sportistët, stafet teknik, mjekësore dhe drejtues federatash.
Përveç ministres Kushi, e cila mbajti një fjalim të shkurtër, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj. Edhe ai bëri një përshëndetje të rastit për sportistët dhe stafet e tyre.
Mes sportistëve që marrin pjesë në këtë event janë edhe xhudisti Indrit Çullhaj, apo dhe peshëngritësja Vangjeli Velia, e cila fitoi medalje në Europianin e pak ditëve më parë në Tiranë.
Pritet që Shqipëria kthehete me medalje nga Lojërat Mesdhetare. Aktiviteti starton më 25 qershor dhe zgjat deri më 5 korrik. Nisja e delegacionit kuqezi është parashikuar të bëhet më 21 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje