Sport

Lojërat Paraolimpike të Pekinit, përjashtohen sportistët rusë dhe bjellorusë

Gazeta Si – Sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka pasoja edhe në botën e sportit: nga aktivitetet e pezulluara ose anuluara në territorin rus, te reagimet e sportistëve.

Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar ka vendosur që të përjashtojë nga Lojërat Paraolimpike të Pekinit sportistët rusë dhe ata bjellorusë. Një ditë më parë IPC kishte dhënë ok-in për pjesëmarrjen e këtyre sportistëve me flamur neutral, por sot, pas një mbledhjeje të fundit, është vendosur të refuzohet regjistrimi i sportistëve rusë dhe bjellorusë në aktivitet.

Ky vendim ka ardhur për shkak të kërkesave të shumta të komiteteve paraolimpike, që kanë kërcënuar se nuk do të merrnin pjesë në Lojërat Paraolimpike, nëse nuk do rishikohej vendimi i një dite më parë.

“Na vjen shumë keq për sportistët e vendeve të përjashtuara nga Lojërat Paraolimpike të Pekinit, – ka thënë Andrew Parsons, president i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik pas vendimit të fundit. – Ata janë viktima të veprimeve të qeverive të tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë