Kur diskutohet për fanellat e reja në një klub, edhe eksperimentohet pak, sepse versionet janë të ndryshme, por ndonjëherë bëhet zgjedhja e gabuar. Në Holandë është bërë çështje së fundi fanella e stërvitjes së Fejnordit, sepse lojtarët e drejtuar nga trajneri Jap Stam ngjajnë si lopë në fushë.
Klubi holandez ka prezantuar uniformën e stërvitjes dhe efekti pamor nuk linte asnjë dyshim: futbollistët ngjanin më shumë si lopë. E vështirë për t’u dhënë shpjegime tifozëve të “klubit të popullit”, që nuk e kanë pritur mirë dizenjon e fanellës së re. E bardha, e zeza dhe roza janë tri ngjyrat e stemës së skuadrës, por kombinimi lë për të dëshiruar dhe reagimet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet. Holanda ka rreth një milion e gjysmë lopë, pak a shumë një lopë për 10 banorë, kështu që ironia ishte e dukshme në çdo postim, sepse ky detaj nuk i ka shpëtuar askujt.
Drejtuesit e Fejnordit janë mbrojtur duke thënë se kjo dizenjo është e njëjtë me atë të skuadrave të tjera që kanë kontratë me Adidasin, si Real Madrid, Juventus dhe Arsenal. Por për holandezët kombinimi i ngjyrave nuk ka shkuar mirë. Të paktën bëhet fjalë për fanellat e stërvitjes. Kur lojtarët e Fejnordit do të stërviten në fushën e gjelbër, më shumë se një skuadër futbolli, do të duken si një tufë lopësh, me bari Jap Stam!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje