Futbollisti i Valencias, Daniel Vas, ka sulmuar UEFA-n për vendimin e lejimit të zhvillimit të ndeshjeve me Atalantën në Ligën e Kampionëve, kur situata ishte mjaft delikate dhe ndikoi në përhapjen e koronavirusit, që më pas gjunjëzoi gjysmën e Europës.
“Është e tmerrshme ta mendosh se si na lejuan ta luanim atë ndeshje, – tregon danezi Vas për “Tv3”. – Shumë nga lojtarët tanë janë sëmurur pas saj dhe shumë spanjollë e çuan virusin në Spanjë”. Për situatën te Valencia, Vas shton: “Do të më pëlqente të isha në Danimarkë tani. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi qëndrojnë atje, sepse besojmë se jemi më të sigurt se në Spanjë. Ka shumë viktima dhe spitalet janë të mbipopulluar. Nuk ka shumë njerëz në rrugë.
Në gjashtë javët e fundit nuk na është lejuar as të dalim nga shtëpitë. Është shumë e vështirë, sidomos kur flas me familjen time që ndodhet në Danimarkë dhe mund të dalë për ndonjë shëtitje”. Valencia ishte një nga skuadrat që pati më shumë lojtarë të infektuar gjatë pandemisë dhe për këtë të gjithë ia vunë fajin ndeshjes në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje