Futboll

Lojtari shkon urgjent në tualet, Frajburgu i Abrashit pëson gol

Gjatë ndeshjes Frajburg-Fortuna Dyseldorf në kampionatin gjerman, e fituar nga miqtë, një nga dy golat është shënuar në rrethana të veçanta. Frajburgu i Amir Abrashit, lojtarit të Kombëtares, ishte me 10 lojtarë në atë moment.

Nuk kishte asnjë lojtar të skualifikuar dhe asnjë lojtarë të dëmtuar. Çfarë ndodhi? Mesfushorit Nikolas Hofler i është dashur të shkojë në tualet me urgjencë, sepse kur të shpëton, nuk ke çfarë bën…

Ishte minuta e 61-të, kur Frajburgu pësoi golin e dytë dhe Hofler nuk ishte në fushë jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe fizikisht. Futbollisti 29-vjeçar u “zhduk” nga sytë e tifozëve për një arsye të thjeshtë: kishte nevoja fiziologjike dhe kishte shkuar në tualet. Mesfushori me tipare mbrojtëse mungoi në aksionin e kundërshtarit dhe Erik Thomi i Dyseldorfit shkoi drejt portës i qetë. Kur u kthye në fushë, Hofler pa që rezultati kishte ndryshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë