Politike

Lokalet / 5 kandidatët për bashkitë, kush janë deputetët që i zëvendësojnë në Kuvend   

Në zgjedhjet e 14 majit, 5 nga kandidatët për kryetarë bashkie janë deputetë të cilët që prej të hënës duhet të dorëzojnë zyrtarisht mandatin.  

Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, Belind Këlliçin e Zef Hilën të Partisë Demokratike dhe Benet Becin e Besjan Ajazin të Partisë Socialiste.

Deri më tani mandatet i kanë dorëzuar Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi.

Luçiano Boçi në Elbasan do të zëvendësohet nga Qani Xhafa në listën e deputetëve, Belind Këlliçi nga Asllan Dogjani dhe Zef Hila nga Ludovik Hasani.

Nga ana tjetër, për sa u përket deputetëve të PS-së, në Kuvend emri pasues pas Benet Becit është Ilir Beqaj (që nuk dihet ende nëse do ta pranojë mandatin e deputetit) dhe Shkëlqim Bullari në vend të Besjan Ajazit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë