Një finale për titullin me Juventusin? “Do ta pranoja, nuk kam qenë kurrë unë problemi”, – thotë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, që në një intervistë për “La Repubblica” kundërshton “play-off”-in: “Ne jemi 1 pikë pas Juventusit dhe flitet vetëm për Juve-Inter. Në ndeshjen e parë e mundëm 3-1 Juventusin, në Superkupë po 3-1. Duhet të luajmë edhe ndeshjen e kthimit. Për “play-off”-in, një skuadër si Interi me 8 pikë më pak se ne dhe Atalanta me 14 pikë më pak, më thoni ju, duhet të përfshihen apo jo?”
Më pas, Lotito akuzat se ai kërkon që kampionati të rinisë me çdo kusht vetëm për interesat e tij që lidhen me luftën për titull. “Nëse nuk luhet më për këtë sezon, Lacio është në Ligën e Kampionëve dhe kështu do të kursej nga rrogat e futbollistëve. Do të më leverdiste të mos luhej, por arsyetoj për sistemin, të tjerët jo. Edhe rifillimi i pjesshëm na penalizon. Ne kishim bërë një zgjedhje dhe duke qenë se nuk mund të luanin në tre fronte, sakrifikuam Ligën e Europës, kështu do të luanim një herë në javë, të tjerët nga dy herë. Nëse rinis gara, të gjithë do të luajmë dy herë në javë, kështu që humbim një avantazh. Por unë arsyetoj në interesin e 20 klubeve. Në kokën e njerëzve ekziston ideja që të mos bien skuadra nga Seria A dhe kështu kjo kategori do të gjendet me 22 skuadra”.

Për fillimin e stërvitjes jo para 18 majit, sipas asaj që ka thënë ministri Spadafora, Lotito shton: “Pse një datë është më e mirë se një tjetër? Ka një studim, për të cilin ende nuk dimë gjë? Kampionati do të rinisë me dyer të mbyllura, do të jenë 70, 80, ndoshta 90 persona përveç skuadrave, mjafton t’u bëhet kontrolli atyre. Në Romë dhe në jug nuk ka probleme, nëse stadiumet nuk janë të përshtatshëm, një zgjidhje gjendet. Në fund të fundit, skuadrat në verë shkojnë për fazë përgatitore apo jo?”
Presidenti i Lacios së Tares dhe Strakoshës është vënë në qendër të polemikave kohët e fundit për qëndrimin e tij të prerë për rinisjen e kampionatit. Lacio ka shanse të mëdha për titullin kampion, pasi është vetëm një pikë pas Juventusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje