Që në mëngjes kryetarja e LSI-së, në një deklaratë për mediat paraqiti dy propozime për amendimin e ligjit për buxhetin e vitit 2019, që do të reflektojnë sipas saj përmbushjen e kërkesave minimale të studentëve, protesta që po vijon për të tetën ditë radhazi.
Kryemadhi sulmoi qeverinë, duke thënë se për të përmbushur kërkesat minimale të studentëve, – pikën 1, 4, 5, 6, 7 dhe 8, – duhet të marrin vetëm 1 për qind të shumës prej 46% që qeveria ua jep koncesionarëve, duke zgjidhur kështu hallet e studentëve që reflektojnë varfërinë e familjeve shqiptare.
“Sot i propozojmë Kuvendit dy amendamente që do të zgjidhnin 8 kërkesat minimale, ndaj ftoj qeverinë që t’i miratojmë urgjentisht ato. I bëj thirrje Ramës të ulet dhe të përmbushë kërkesat e studentëve, pasi sot, më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Menjëherë pas deklaratës së Kryemadhit, e cila kërkoi të votohen në Kuvend amendamentet e LSI për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve, ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë ironizon Kryemadhin dhe i vë në pah doktoraturën e saj me plagjiaturë, duke iu referuar denoncimit të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka.
Sipas tij, doktoresha e shkencave nuk ka fjetur njësoj si edhe Basha, të cilin ai e quan Lul Artisti dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore për studentët duke shtuar se porositën qytetarët që t’u çonin ushqime dhe batanije protestuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje