Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, lidhur me qarkun e Gjirokastrës.
Përmes një shkrese zyrtare, LSI kërkon rrëzimin e vendimit të KAS.
KAS vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesat LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim duke lënë në fuqi rezultatin e votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës.
Në reagimin e tyre përfaqësuesit e LSI e konsideruan vendimin e KAS si arbitrar e të njëanshëm, politik e në shërbim të Partisë Socialiste.
Kolegji Zgjedhor është organi më i lartë vendimmarrës për çështjet zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje