Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kishte një ftesë për socialistët të shtunën gjatë një takimi me të rinjtë në Lezhë.
“Sot s’ka socialistë që do të pranojë mashtrimet e Ed Ramës dhe Rilindjes, nuk ka socialistë që s’do punë e pagë të mirëpaguar, s’ka socialistë që s’do taksa të ulëta, s’ka socialistë që s’do fëmijën e tij në shtëpi.
Njerëzit janë të gjithë njëlloj para zotit e ligjit. S’ka flamur politik që i tjetërson ato.
Beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, tha ajo.
Kryemadhi tha se në 25 prill e vetmja votë kundër duhet të jetë ndaj Edi Ramës.
“Ju kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, se vetëm kështu garantojmë arsim cilësor për ju, vëllezërit, miqtë, që garanton punësim të mirëpaguar, duke reflektuar dhe reaguar do ndryshojmë shërbimin shëndetësor, që sot përballet me papërgjegjshmërinë e menaxhimit të pandemisë.
E dini që sot në spitalin e Lezhës nuk mund të shtrohet një i sëmurë me COVID e shumica sëmuren nga paniku e shkojnë në spital në gjendje shumë të rëndë, s’ka protokoll.
Të tërë janë në një terr informativ, janë peng i çmimeve të larta, se mjekët e vërtetë janë në krye të detyrës e sot pas 7 muajve të premtimeve boshe të Ramës akoma s’kanë marrë pagat e muajit mars e prill.
E pra kjo nuk është çështje vote, por çështje kombëtare për të ndryshuar këtë sekt që ka marrë peng Shqipërinë”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje