Politike

LSI kërkesë KQZ-së: Na vini në dispozicion pamjet filmike nga QV-të

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kopje të filmimeve nga të gjitha qëndrat e votimit të 25 prillit.

Kërkesa i është dorëzuar zyrtarisht KQZ-së nga kjo forcë politike, ku kërkohen pamjet e regjistruara nga kamerat e vendosura në 5199 qëndrat e votimit në të gjithë territorin e vendit.

Të njëjtën kërkesë e ka dorëzuar më herët edhe Partia Demokratike, ndërkohë që gazeta “Si” mëson se në përfundim të procesit të numërimit të votave për kandidatët në të 92 qëndrat e numërimit të ngritura në mbarë vendin, si PD, ashtu edhe LSI do të dorëzojnë kërkesat edhe për pamjet filmike të këtyre qëndrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë