Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të saj Petrit Vasili ka dhënë 7 propozime masash për situatën me koronavirusin dhe i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Vasili në propozimet përmend garantimin e 80% vlerës së pagës për personat që janë në punë dhe nuk mund të punojnë. Po ashtu dhe rimbursimin e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore për ta. Tjetër propozim është edhe heqja e taksave lokale për bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars. Po ashtu LSI propozon e dhe subvencionimin e fermerëve për produktet që nuk do i shiten si dhe likuidimi i tarifave për studentët për vitin shkollor 2019- 2020. Vasili u shpreh se nuk është koha për marrë vendime antikushtetuese nga kryeministri, ku jepen venidme me anë të daljeve në rrjetet sociale, por të merret vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Detyrimi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe akteve nënligjore që burojnë prej saj është një detyrim. Të nesërmen e përfundimit të pandemisë reperkursionet për veprime antiligjore mund të jenë nga më të rëndat dhe mund të jenë shkak i një abuzivizmi dhe i penalizimeve pafund”, tha Vasili.
Shtatë propozimet
– Heqja e taksave lokale për të gjithë bizneset dhe familjet, duke filluar nga muaji mars dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimeve për shkak të karantinës.
– Garantimi i Pageses me vlere 80% për të gjithë personat, që janë në punë, por nuk mund të punojnë dhe përa pasoje nuk paguhen për arsye të mbylljes së aktivitetit të sipërmarrjes ku ata punojne epër shkak të karantinës, përfshirë edhe të gjithe ushtruesit e profesioneve të lira. Pagesat të kryhen në numrat e llogarisë së të punësuarve.
– Të rimbursohen nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kategorive të punonjësve te trajtuar me 80% të pagës,për të gjithë periudhën në të cilën këta punonjës do të jenë pa punë për shkak të karantinimit dhe kohës që do t’i duhet biznesit për të rikthyer aktivitetin e biznesit të tyre në punë.
– Subvencionim për të gjithë fermerët prodhimet e të cilëve nuk mund të shiten për arsye të bllokimit të transportit apo të pamundësise se sigurimit të imputeve bujqësore dhe për pasoje mos realizimit të prodhimit bujqësor. AZHBR duhet të bejë një disbursim me procedura të përshpejtuara për çdo fermer.
– Subvencionim të të gjitha pagesave, që të palikujdura studentëve si detyrime për vitin shkollor 2019 – 2020.
– Shtyrje e pagesave të TVSH si dhe tatimeve të bizneseve për një periudhë më të vonë, në vlerësim të kohëzgjatjes së karantinës, por jo më parë se muaji qershor.
– Për të gjithë ata qytetarë që janë të regjistruar në asistencë si dhe për pensionistët, shteti të marrë përsiper rimbursimin e faturave të energjisë dhe të ujit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje