Politike

LSI padit në SPAK Niko Peleshin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar për shpërdorim detyre në SPAK ministrin e Mbrojtjes dhe kandidatin e Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi.

Peleshi, si drejtues politik i PS-së në Korçë, Petrika Tollkuçi, drejtor i Fondit Rajonal të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Artur Qiramixhi, drejtor i OSHEE në Korçë dhe Ilir Bajlozi, drejtor i Sigurimeve Shoqërore, po në Korçë akuzohen për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari politike, ose zgjedhore.

Padia është dorëzuar nga kryesuesi i LSI-së në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari. Braimllari thotë se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve, personave me funksione publike u ndalohet kryerja e fushatës.

Sipas Braimllarit, personat e paditur e kanë braktisur tërësisht detyrën e tyre dhe janë angazhuar në fushatën për mbledhjen e votave për Partinë Socialiste në Qarkun e Korçës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë