Lëvizja Socialiste për Integrim i është kthyer situatës së pandemisë, duke vënë në dukje kritikat e saj ndaj SPAK.
“Rritje prej 103 % e vdekjeve me COVID pas 27 ditësh, duke krahasuar me 27 ditë para dhe pas denoncimit të opozitës.
Rastet e vdekjeve u rritën nga 188 në 383, pra plot 103 %
Prej datës 24 tetor deri në 19 nëntor janë shënuar 188 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri.
Ndërsa pas denoncimit nga Opozita të problemit të vdekjeve, që prej datës 20 nëntor deri 16 dhjetor pati 383 raste humbje vdekje.
Rritje prej 103% pas 27 ditësh tre javësh para dhe pas denoncimit të opozitës”, shkruan nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Për këtë arsye, ai i drejtohet SPAK me një mesazh:
“SPAK i njohur për frikën e madhe për të hetuar qeverinë nuk po e mund dot frikën dhe kapjen që të hetojë këta tregues kritikë me rritje të vdekjeve 103%, që flasin vetë.
SPAK po bëhet bashkëfajtor i një situate shumë të rëndë, që lidhet me humbjen e jetës së shqiptarëve.
SPAK zgjohu dhe vepro, sepse asnjë lëvdatë artificiale në shqip apo anglisht nuk të mjafton si alibi përpara fshehjes së vdekjeve të shqiptarëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje