Ambasadorët amerikanë në shtetet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë për të diskutuar mbi situatën më të fundit në rajonin e brishtë.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm, emisari i posçëm i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit pranë DASH.
Edhe pse nuk ka shumë informacion mbi natyrën e takimit, ambsadorja e Yuri Kim me postimin e një foto të të gjithë diplomatëve amerikanë shkruan se në fokus ka qenë diskutimi i përparësive globale dhe rajonale.
“Diplomatë të nivelit të lartë dhe Ambasadorë të SHBA në rajon u mblodhën në Tiranë për Konferencën e parë të Shefave të Misioneve të Rajonit. Zyrtarët diskutuan përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, shkruan Kim.
James Rubin mbërriti në Tiranë, pasi zhvilloi takime në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Fokusimi i takimeve të tij ka qenë përballja me rrezikun rus në Ballkan dhe lajmet dizinformuese që përhapjen për zhvillimet në rajonin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje