Ne rrjet

Lufta kundër Covid-19, Gjermania kërkon ndihmën e emigrantëve

Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë i kanë bërë thirrje sot të gjithë emigrantëve që kanë eksperiencë ose kanë studiuar mjekësi t’i ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë që numri i shtuar i mjekëve dhe infermierëve sëmuret ose janë në karantinë, mungesa e stafit mjekësor ka rritur ndjeshëm presionin mbi personelin shëndetësor.

Spitalet kanë rritur tashmë numrin e shtretërve të kujdesit intensiv nga rreth 24,000 në 40,000, shumica të me ventilatorë. Autoritetet po trajnojnë mjekët dhe infermierët dhe kanë ftuar të gjithë emigrantët me eksperiencë mjekësore të marrin pjesë në trajnimet e rikualifikimit. Spitalet gjermane prej vitesh kanë hapur dyert për të huajt, të gjendur përballë një emergjence të pakurueshme; mungesën e stafit. Në mesin e emigrantëve të huaj që janë punësuar ose presin të punësohen në spitalet gjermane janë edhe qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë.

Në Tiranë, të dhënat e Urdhrit të Mjekut flasin mesatarisht për 200 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë për t`u larguar drejt Gjermanisë, çka bën që në 6 vitet e fundit të jenë larguar mbi 1200 mjekë. Për infermierët, ndërkohë, numri është bindshëm më i lartë, pasi flitet për rreth 3500 të larguar.
Mediat gjermane shkruan se spitalet kanë ende nevojë për më shumë personel mjekësor për t’u kujdesur për pacientët, për të rritur nivelet e testimit dhe për të gjetur personat që kanë qenë në kontakt me ata që janë të sëmurë. Instituti Robert Koch, i cili këshillon qeverinë për shëndetin publik, ka thënë se 2,300 mjekë besohet se janë të sëmurë ose në karantinë. Por shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë. Vetëm në shtetin e Bavarisë, 244 qendra të vogla mjekësore janë mbyllur për shkak të infektimit të mjekëve.

“Match for Healthcare”, një faqe interneti e mbështetur nga autoritetet mjekësore, e cila u krijua nga një ekip vullnetar studentësh dhe hakerash, kërkon punonjës të kujdesit shëndetësor dhe vullnetarë të huaj që jetojnë në Gjermani që të punojnë në klinika dhe shtëpitë e kujdesit që kanë nevojë për infermierë. Shteti lindor i Saksonisë ka ngritur po ashtu një fushate që u bën thirrje mjekëve të huaj, përfshirë mijëra refugjatë që arritën në 2015, të ndihmojnë. Sipas grupit të Facebook Mjekëve Sirianë në Gjermani ka 14,000 mjekë sirianë që presin që kualifikimet e tyre të miratohen.

Saksonia, me një popullsi prej mbi 4 milion, nuk është goditur aq shumë nga virusi si rajone të tjera, por shqetësimi po rritet. Ditën e premte, rajoni kishte pothuajse 4,000 raste të konfirmuara dhe 76 prej tyre kishin vdekur. Saksonia u kërkuar të gjithë mjekëve që nuk kanë marrë licencën e tyre mjekësore të ndihmojnë rajonin në luftën kundër koronavirusit, duke ofruar bonuse të majme.

Të rinjtë e kualifikuar nga Ballkani Perëndimor përbënin edhe për 2018-ën numrin më të madh të profesionistëve mjekesore që emigruan drejt Gjermanisë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave Gjermane, numri i emigrantëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka arritur në 66.000 persona në vitin 2018. Shifrat janë edhe më tronditëse nëse krahason me vitin 2015, kur numri i profesionistëve që zgjidhte Gjermaninë ishte 13.000.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë