Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi në Dibër takimin përmbyllës të fushatës së kandidatit të PD për bashkinë Dibër, Luan Haka. Gjatë këtij takimi, Basha nuk shmangu nga vëmendja e fjalës edhe ngjarjet në Ukrainë.
“Momenti i sotëm është një moment i rëndësishëm edhe për sakrificat e stërgjyshërve tanë, e gjyshërve tanë, sepse ngjarjet që po ndodhin në Ukrainën e largët, faktikisht mund dhe kërkojnë të destabilizojnë edhe rajonin përmes aleatit dhe agresorit të Ukrainës, përmes atyre që siç e thotë kënga, i kanë lënë shapkat shpesh në pyjet e Lurës e në brigjet e Drinit. Aleatit të tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresionin serb. Por sot, sot ka një dallim të madh, sepse ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë janë të bekuar me një aleat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria sot është pjesë e NATO-s, ndaj askush nuk ka guximin të na kërcënojë, askush nuk ka guximin të na mësyjë, sinoret tona, kullat tona, shtëpitë tona, fëmijët tanë, krenarinë tonë, qytetet tona, sepse çdo sulm kundër Shqipërisë, është sot sulm kundër NATO-s, është sulm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 29 vendeve të tjera anëtare. Ne kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sa kohë që kjo të ndodhë e sa kohë që kjo të jetë e vërtetë jemi të mbrojtur…”, tha Basha.

“Është detyra jonë, vijoi ai, si Parti Demokratike që të qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, parti pro-perëndimore, parti e vlerave”.
“Ndaj në Dibër e kudo në Shqipëri, është koha që këto qindra milionë euro të zhvatura të qytetarëve shqiptarë të taksave të tyre të kthehen tek shqiptarët, e të kthehen në veçanti tek njerëzit në nevojë. Kjo është beteja jonë, dhe kjo është beteja që ne zhvillojmë ditë për ditë ky është modeli ynë”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje