Politike

Lufta në Ukrainë, Shqipëria kërkon përshpejtim të integrimit në BE

Shqipëria thotë se ngjarjet në Ukrainë duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“U bëjmë thirrje partnerëve tanë, veçanërisht në BE, të jenë më strategjikë në marrëdhëniet e tyre me Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Kjo e bën shumë të qartë se kostoja e izolimit është shumë më e lartë se kostoja e integrimit”, deklaroi në një takim me trupin diplomatik, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh në këtë takim se ngjarjet në Ukrainë mund dhe duhet të ndryshojnë qasjen e BE-së ndaj rajonit.

“Do ketë më shumë fokus dhe më shumë urgjencë për të ecur përpara me procesin e integrimit dhe mbi të gjitha për të përballuar çdo përpjekje ruse për të fermentuar telashet. Jam e kënaqur që sinjalet që po marrim tani tregojnë se BE-ja është e fokusuar tani siç nuk ka qenë për një kohë. Jam e kënaqur, sepse e di se nëse BE-ja është e bashkuar dhe e përkushtuar, nëse tregon të njëjtën vendosmëri siç po tregon në mbështetje të Ukrainës tani, rajoni ynë nuk do të jetë më i prekshëm ndaj përpjekjeve për të nxitur telashe dhe grindje dhe do të përfitojë siguria e Europës në tërësi”, shtoi ajo.

Gjatë takimit folën edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodimir Shkurov, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, si dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Ata të gjithë falënderuan Shqipërinë për rolin e saj në mbështetje të Ukrainës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë