Politike

Lufta për logon e PD, më 27 dhjetor Gjykata e Lartë vendos për padinë e Berishës   

Gjykata e Lartë pritet të shprehet për rekursin që PD e Rithemelimit ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbeten ende PD zyrtare.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë