Gazeta Si – Ecuria e operacionit special ushtarak, sigurisht që nuk vlerësohet si e kënaqshme nga një pjesë e elitës ruse, aq sa kritikat dhe sulmet mes figurave të ndryshme të shquara nuk duhen nënvlerësuar.
Por ka shumë pak gjasa që Maria Zakharova ta denoncojë publikisht këtë situatë dhe të shtojë se Putini nuk mund të bëjë asgjë për këtë, siç pretendon Instituti për studimin e luftës.
Sipas qendrës amerikane të kërkimit, zëdhënësja mendjemprehtë e Ministrisë së Jashtme, do të kishte folur për “përleshje të brendshme në qarqet e Kremlinit” dhe për “paaftësinë e nivelit të lartë për të kontrolluar atë që thuhet”.
Në kanalin e saj, Telegram, Zakharova i cilësoi të gjitha këto deklarata si “të rreme”, mashtrime: “Një sulm tjetër informacioni”.
Por a ekziston vërtet problemi i “rrëfimit”, i cili nuk është aspak i njëanshëm? Dhe a thonë ndryshe figurat më me ndikim të oborrit të Carit për rrjedhën e fushatës dhe për menaxhimin e makinës ushtarake?
Atë që kreu i grupit Ëagner, Prigozhin e pohon çdi ditë he shihet gjatë gjithë kohës.
Muajt e fundit, ai i ka quajtur të paaftë drejtuesit e Forcave të Armatosura dhe vetë ministrin e Mbrojtjes, për të mos thënë “tradhtar”.
Prigozhin i akuzoi vazhdimisht se nuk i njihnin meritat e paraushtarakëve të tij dhe nuk i furnizonin me municion.
Ai nuk shkon aq larg sa të flasë keq për liderin suprem dhe, me sa duket, tolerohet në Kremlin, mbi të gjitha për meritat e tij në këtë fushë.
Por sulmet nga ata që do të donin një luftë të vërtetë në Ukrainë apo edhe veprime të drejtpërdrejta kundër NATO-s në Evropë (dhe më gjerë), vijnë nga të gjitha anët, duke përfshirë emisionet televizive.
Ish-presidenti Medvedev këmbëngul për iniciativa më “konçize”, por është i kujdesshëm që të mos pajtohet zyrtarisht me njeriun që e vendosi atë në karrigen më të rëndësishme të Rusisë kur kishte nevojë për ta mbajtur atë të ngrohtë.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, i cili gjithashtu ka merita të mëdha për egërsinë me të cilën populli i tij lufton në Ukrainë, shpesh e bën zërin e tij të dëgjohet.
Ai do të donte të kishte më shumë pushtet dhe mbi të gjitha do të donte që metodat çeçene të adoptoheshin nga e gjithë ushtria.
Pastaj, është ish-udhëheqësi i pavarësisë së Donbasit, Igor Girkin, një ish-agjent i shërbimit sekret, i cili flet gjithmonë lirshëm.
Jo vetëm që e nxjerr inatin tek gradat e larta ushtarake që nuk janë në gjendje të marrin rezultatet që të gjithë presin, por ai shkon deri aty sa të tallet edhe me Udhëheqësin Suprem.
Në dhjetor, në një postim në Telegram, ai la të kuptohet se liderët e lartë nuk janë aq të shqetësuar për veprimet e Ukrainës në territorin rus, sepse, në rast se kryeqyteti goditet, “presidenti, qeveria, asambleja federale dhe lidershipi i korporatave shtetërore, thjesht do të evakuoheshin përtej Uraleve”.
Por, nëse ata që nuk janë dakord kundër luftës dënohen menjëherë (një student sapo është dënuar me tetë vjet e gjysmë), “skifterët” janë të falur.
Këtë e kuptuan edhe gratë dhe nënat e disa ushtarëve të angazhuar në front, të cilët i shkruan Putinit për t’i kërkuar që të dashurit e tyre të mos përdoren si “mish për top”.
Megjithatë, ata ishin të kujdesshëm që të mos kritikonin operacionin dhe menjëherë shtuan se burrat janë ende “gati për t’i shërbyer vendit të tyre”. Por ata gjithashtu duan më shumë municion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje