Futboll

Lukaku refuzon milionat e Çelsit, shumë arsye për të qëndruar tek Interi

Në Londër e kanë ende numrin e Romelu Lukakut, nuk ia kanë fshirë asnjëherë. Telefoni i tij ka rënë dhe belgu ka dëgjuar pastaj falënderuar drejtuesit e Çelsit që në 2011-shin e çuan në Angli. Me mirësjellje ka thënë “Jo”, sepse dëshiron të qëndrojë tek Interi.

Është historia e një oferte që ka marrë sulmuesi i Interit. Një ofertë dhe kontakte direkt dhe indirekt. Klubi londinez është në kërkim të një qendërsulmuesi, përpjekjet për Erling Haland nuk u finalizuan, të paktën për momentin. Në listën e ngushtë të Çelsit është edhe emri i Lukakut, të cilit i është propozuar një rrogë me dy shifra, më e lartë se 10 milionë euro në sezon. Por këto tentativa janë refuzuar nga vetë sulmuesi.

Lukaku dhe Lautaro Martinez. Gazeta Si, 29 korrik 2021

Lukaku nuk ka në plan të lëvizë nga Interi, ia ka bërë të qartë Çelsit, por edhe klubi zikaltër. Janë të paktën dy arsye që e shtyjnë belgun të ketë këtë qëndrim. Përveçse ndihet mirë në Milano, Romelu i është mirënjohës klubit që dy vjet më parë e largoi nga makthet që po përjetonte te Mançester Junajtid dhe nga një kampionat që dukej një tunel pa dalje, duke bllokuar rritjen e tij.

Rikthimi në Angli nuk e tërheq më sulmuesin belg. Nuk ka asnjë motiv të fortë që do ta bënte të largohej nga Interi, edhe në rastin e një oferte ekonomike të rëndësishme, më të lartë se 7.5 milionë eurot, plus bonuset që fiton aktualisht. Interi është në dijeni të situatës. Pasi nuk ka marrë “Po”-në e Lukakut, Çelsi nuk ka mundur të hyjë në bisedime me Interin, që me siguri do të kërkonte më shumë se 100 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë