Lideri bjellorus, Alexander Lukashenk, u ka thënë mediave shtetërore se forcat e këtij shteti nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin në Ukrainë.
Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “ushtria bjelloruse nuk është duke marrë pjesë dhe as nuk ka marrë pjesë në aksion ushtarak”.
“Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”.
Shqetësimet janë rritur të hënën se Lukashenko është duke u përgatitur për të dërguar forcën ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Rusia është “tallur” me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje