Bota

Lukashenko dhe Putin bashkojnë forcat në Moskë: Perëndimi po nxit trazira

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko i tha të premten homologut rus, Vladimir Putin se Perëndimi po përpiqet të nxisë trazira në vendin e tij, për shkak të zemërimit për devijimin që iu bë një avioni pak ditë më parë.

Lukashenko ishte në Rusi për bisedime me Putin, i cili shihet si një mbështetje për ish-republikën sovjetike që po izolohet gjithnjë e më shumë.

“Do t’ju tregoj disa dokumente, do ta shihni se çfarë ka ndodhur aty. Është një përpjekje për të destabilizuar vendin si gushtin e kaluar”, u shpreh president i Bjellorusisë.

Nga ana e tij Putin u shpreh se kur avioni i presidentit të Bolivisë u detyrua të ulej dhe presidenti u mor me forcë nga avioni, për këtë heshtën të gjithë.

Bisedimet e profilit të lartë vijnë teksa lideri autoritar bjellorus përballet me një zemërim global për detyrimin e avionit të ulej në Minsk të dielën e kaluar për arrestimin e një gazetari që ndodhej në bord.

Ndërkohë, liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya i bëri thirrje të premten Bashkimit Evropian që të tregohet më i fortë dhe më i guximshëm në sanksionet ndaj regjimit të Lukashenkos.

Ajo foli pas një takimi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe ministrin e Jashtëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë