Bota

Lukashenko e ka kthyer Bjellorusinë në “Korenë e Veriut” të Europës

Ndërkohë që Bashkimi Europian ua ka ndaluar linjave ajrore bjelloruse të përdorim hapësirën ajkore dhe aeroportet europiane, liderët e opozitës bjelloruse këmbëngulin se unioni duhet të ndërmarrë sanksione të tjera, duke këmbëngulur se Bjellorusia është kthyer në Korenë e Veriut të Europës.

“Strategjia e Bashkimit Evropian kundër administratës së presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko nuk ka funksionuar”, thotë liderja e opozitës, e cila ka kërkuar azil politik në BE.

Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila po fliste me video të mërkurën në komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, tha se qasja e bllokut deri më tani ka dështuar dhe u bëri thirrje eurodeputetëve për të rritur presionin mbi Minsk.

Bjellorusia u kthye përsëri në qendër të vëmendjes kur një avion i Ryanair u detyrua nga një avion ushtarak bullgarë të ulej në Minsk gjatë fundjavës, për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich.

“Strategjia e mëparshme e BE-së ndaj regjimit Bjellorus nuk funksionon,” u tha Tsikhanouskaya eurodeputetëve. “Qasja e BE-së për të rritur gradualisht presionin kundër regjimit të Lukashenkos nuk ka arritur të ndryshojë sjelljen e qeverisë dhe ka çuar vetëm në një ndjenjë në rritje të mosndëshkimit dhe shtypjes masive.

“Tani, unë i bëj thirrje Parlamentit Europian të sigurohet që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i kufizuar vetëm tek incidenti i avionit të Ryanair. Sanksionet duhet të adresojnë situatën në Bjellorusi në tërësinë e saj ose të gjithë do të përballemi me situata të tilla në të ardhmen ndërsa Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës: në një vend jo-transparent, të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm.”

Në deklaratat e tij të para publike që nga e diela, Lukashenko sfidoi BE-në, duke akuzuar liderët perëndimorë e tij se “kishin kaluar shumë vija të kuqe”.

“Siç e parashikuam, armiqtë tanë nga jashtë vendit dhe nga brenda vendit ndryshuan metodat e tyre të sulmit ndaj shtetit,” tha Lukashenko të mërkurën.

“Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë braktisur moralin njerëzor,” tha ai.

Udhëheqësi pretendoi se gazetari 26 vjeçar, Roman Protasevich kishte planifikuar një “rebelim të përgjakshëm”, por nuk dha prova ose detaje rreth akuzave.

Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin për zhvillimin e një “lufte hibride” kundër tij.

Tsikhanouskaya tha se ajo beson se Rusia është pjesë e problemit kur bëhet fjalë për Bjellorusinë dhe se blloku duhet të bëjë të qartë se çdo marrëveshje financiare me regjimin e Lukashenkos nuk mund të lejohet të ndodhë.

“Komunikoni me gjuhë të qartë kundër Rusisë dhe shteteve të tjera të gatshme të abuzojnë me viktimat e Lukashenkos që çdo marrëveshje ose kontratë e nënshkruar me të do të rishikohet dhe mund të anulohet. Unë i bëj thirrje BE-së të mohojë çdo lloj mbështetje financiare ose kërkesa qeveritare dhe të përmbahet nga të gjitha investimet e huaja në Bjellorusi “, tha Tsikhanouskaya.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Petras Auštrevičius, një deputet i Lituanisë i cili është pjesë e delegacionit përgjegjës për marrëdhëniet me Bjellorusinë.

“Ne duhet t’i japim një mesazh shumë të qartë Moskës që edhe Rusia do të përballet me pasoja nëse vazhdon mbëhstet Lukashenkon, një diktator brutal që thjesht frikëson dhe ndjek penalisht njerëzit e tij dhe bëhet një kërcënim për sigurinë europiane, siç u tregua nga rrëmbimi i avionit të Ryanair, “tha Auštrevičius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë