Bota

Lula betohet si president i ri i Brazilit në mandatin e tij i tretë në një klimë tensioni

Gazeta Si – Luiz Injacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit. Progresisti, tashmë në krye të vendit për dy mandate radhazi midis 2003 dhe 2011, pason ultra-konservatorin Jair Bolsonaro. Ai është presidenti i parë në historinë e Brazilit i zgjedhur për një mandat të tretë.

Njëzet vjet pas fillimit të mandatit të tij të parë dhe në një klimë tensioni të madh për shkak të rrezikut të një sulmi nga fanatikët e ekstremit të djathtë, progresisti Luiz Injacio Lula da Silva mori presidencën e Brazilit.

Në fjalën e tij të inaugurimit para Dhomës së Bashkuar, Lula denoncoi klimën e paprecedentë të dhunës politike që përshkon vendin, nënvizoi stabilitetin e institucioneve demokratike dhe shprehu dëshirën e tij për të qenë në gjendje të qetësojë vendin.

 “Unë dërgoj një mesazh shprese dhe ndërtimi”, tha kreu i shtetit, duke nënvizuar se qeveria e tij “do t’i përgjigjet dhunës me ligj”.

Ceremonia e inaugurimit u shoqërua me një dislokim të jashtëzakonshëm të forcave të sigurisë përballë rrezikut të një sulmi të ri dhe kërcënimeve të marra nga mbështetësit fanatikë të presidentit në largim, Jair Bolsonaro.

Duke konfirmuar shqetësimet e autoriteteve, gjatë ditës një person me thikë dhe lëndë plasëse është bllokuar nga policia ushtarake e Departamentit Federal në hyrje të zonës së festës.

Megjithë sugjerimin e autoriteteve të sigurisë për kërcënimet konkrete të marra, Lula vendosi të parakalonte nëpër rrugët e Brazilias me makinën tradicionale të konvertueshme “Rolls Royce” dhe jo brenda një automjeti të blinduar.

Rreziqet e sigurisë nuk e frenuan as euforinë e mbështetësve të liderit përparimtar, të cilët u dyndën në kryeqytet me mijëra për të festuar kthimin e Lulës dhe për të marrë pjesë në festivalin muzikor të organizuar në buzë të vendbanimit dhe të pagëzuar me emrin ndjellës “Festival Futuro”.

Klima e tensionit që karakterizoi ceremoninë parashikon dhe në çdo rast përshkruan një nga sfidat kryesore që e pret presidentin e ri në katër vitet e ardhshme në krye të Brazilit.

Lula merr pushtetin në kuadrin e një klime politike tejet të polarizuar, me një pjesë të elektoratit besnik ndaj ish-presidentit Bolsonaro që nuk e njeh fitoren e tij dhe që është përpjekur të shmangë në çdo mënyrë të mundshme, qoftë edhe me ndihmën e ushtrisë me “kthimin e komunizmit në pushtet”.

Në çdo rast, Lula mund të gëzojë mbështetjen e plotë të Internacionales Komuniste.

Në ceremoninë e inaugurimit, ishin të pranishëm 19 krerë shtetesh – përfshirë Mbretin e Spanjës, Felipe VI – dhe përfaqësues të 120 vendeve.

Mungoi venezueliani Nicolás Maduro, prania e të cilit fillimisht u njoftua dhe më pas u mohua nga vetë Ministria e Jashtme braziliane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë